Pa identitet nuk ka dinjitet, as diversitet
Shoqatë jofitimprurëse, jopartiake dhe jofetare — e hapur për të gjithë shqiptarët dhe bashkëqytetarët e Gjenevës, pa dallim krahine. Association à but non lucratif, non partisane et non confessionnelle — ouverte à tous les Albanais et concitoyens de Genève, sans distinction d'origine régionale.
Të nderuar bashkatdhetarë dhe bashkëqytetarë të Gjenevës,
Më 14 prill 2013 në sallën Théâtre d'Onex Parc në Gjenevë, në prani të 96 pjesëtarëve të komunitetit tonë është krijuar shoqata Komuniteti Shqiptar i Gjenevës.
Duke marrë parasysh se në Gjenevë jetojnë rreth 15.000 shqiptarë ka ardhur koha që të mbështetemi më shumë në forcat tona për të përmbushur nevojat tona. Ka ardhur koha që komuniteti ynë të organizohet në përputhje me nevojat tona konkrete. Këto nevoja janë të shumta dhe shumëllojshme: mësimi i gjuhës shqipe, shkollimi në nivele më të larta, ruajtja dhe kultivimi i veçorive shqiptare, angazhimi i rinisë me aktivitete sportive, ofrimi i informacioneve, informacione rreth obligimeve ligjore ndaj shtetit ku jetojmë apo atij të origjinës, ofrimi i shërbimeve të ndryshme profesionale me çmime të volitshme, ndërlidhja e bizneseve me pronarë shqiptarë dhe të tjera që mund të lindin në ndërkohë.
A do të mund t'i përgjigjemi këtyre nevojave? Po, nëse çdonjëri nga ne vendos nga një gur në kalanë që po përpiqemi ta ndërtojmë. Kalaja që quhet Komuniteti Shqiptar i Gjenevës ka nevojë për çdonjërin nga ju — për kontributin tuaj monetar, profesional, për eksperiencën tuaj, për punë vullnetare dhe për çfarëdo ndihmë tjetër.
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës është shoqatë jofitimprurëse, jopartiake, jofetare dhe pa dallime krahinore. Në kryesinë e saj mund të ketë njerëz nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Në emër të Komunitetit Shqiptar askush nuk ka të drejtë të mbledhë para në dorë për çfarëdo qëllimi. Qasja ndaj të dhënave financiare është e garantuar në çdo kohë dhe për çdo anëtar të komunitetit. Komplet Statutin dhe fletanëtarësinë mund ta gjeni në këtë sajt.
Chers compatriotes et concitoyens de Genève,
Le 14 avril 2013, dans la salle du Théâtre d'Onex Parc à Genève, en présence de 96 membres fondateurs, l'association Communauté Albanaise de Genève a été créée.
Sachant qu'environ 15 000 Albanais vivent à Genève, le temps est venu de nous appuyer davantage sur nos propres forces pour répondre à nos besoins. Notre communauté doit s'organiser en fonction de nos besoins concrets : enseignement de la langue albanaise, scolarisation à des niveaux supérieurs, préservation et culture des spécificités albanaises, engagement de la jeunesse dans des activités sportives, mise à disposition d'informations sur les obligations légales envers l'État de résidence ou d'origine, services professionnels à prix avantageux, mise en réseau des entreprises à propriétaires albanais et autres besoins qui pourraient surgir entre-temps.
Pouvons-nous répondre à ces besoins ? Oui, si chacun d'entre nous pose une pierre dans la forteresse que nous essayons de construire. La Communauté Albanaise de Genève a besoin de chacun d'entre vous — de votre contribution financière, professionnelle, de votre expérience, de votre travail bénévole et de toute autre aide.
L'association est à but non lucratif, non partisane et non confessionnelle, sans distinctions régionales. Son comité peut accueillir des personnes de toutes les régions albanaises.
Au nom de la Communauté Albanaise, personne n'a le droit de collecter de l'argent en mains propres, et ce pour quelque motif que ce soit. L'accès aux données financières est garanti à tout moment pour chaque membre de la communauté. Les statuts complets et la feuille d'inscription sont disponibles sur ce site.
Nevojat tona janë të shumta dhe shumëllojshme — nga arsimi dhe kultura deri te këshillimi ligjor dhe ndërlidhja e bizneseve.Nos besoins sont nombreux et variés — de l'éducation et la culture jusqu'au conseil juridique et la mise en réseau des entreprises.
Mësimi i gjuhës shqipe dhe mbështetja e shkollimit në nivele më të larta për fëmijët e komunitetit.Enseignement de la langue albanaise et soutien à la scolarisation à des niveaux supérieurs pour les enfants de la communauté.
Ruajtja dhe kultivimi i veçorive shqiptare — muzika, vallet, traditat dhe historia jonë e përbashkët.Préservation et valorisation des spécificités albanaises — musique, danses, traditions et histoire commune.
Angazhimi i rinisë me aktivitete sportive dhe kulturore, duke krijuar ura midis brezave.Engagement des jeunes dans des activités sportives et culturelles, créant des ponts entre les générations.
Informacione rreth obligimeve ligjore ndaj shtetit zviceran dhe atij të origjinës — taksat, pensioni, biznesi.Informations sur les obligations légales envers l'État suisse et le pays d'origine — impôts, retraite, entreprise.
Ofrimi i shërbimeve të ndryshme profesionale me çmime të volitshme dhe ndërlidhja e bizneseve shqiptare.Prestation de divers services professionnels à des prix abordables et mise en réseau des entreprises albanaises.
Mbështetje në situata të ndryshme: aksidentet, ndihmat sociale, transporti i të ndjerit dhe raste tjera të përditshme.Soutien dans diverses situations : accidents, aide sociale, transport du défunt et autres cas du quotidien.
Jemi këtu për t'ju ndihmuar në çdo hap të jetës suaj në Gjenevë — nga çështjet administrative deri te ato personale.Nous sommes là pour vous accompagner à chaque étape de votre vie à Genève — des questions administratives aux situations personnelles.
Komuniteti ka nevojë për kontributin tuaj monetar, profesional, për eksperiencën tuaj, për punë vullnetare dhe për çfarëdo ndihmë tjetër që mund të ofroni.La communauté a besoin de votre contribution financière, professionnelle, de votre expérience, de votre travail bénévole et de toute autre aide que vous pouvez apporter.
Në emër të Komunitetit Shqiptar askush nuk ka të drejtë të mbledhë para në dorë. Qasja ndaj të dhënave financiare është e garantuar në çdo kohë për çdo anëtar.Au nom de la Communauté Albanaise, personne n'a le droit de collecter de l'argent en mains propres. L'accès aux données financières est garanti à tout moment pour chaque membre.










Të gjitha raportet e aktiviteteve, bilancet financiare dhe procesverbalet e kuvendeve të përgjithshme — të hapura për çdo anëtar.Tous les rapports d'activités, bilans financiers et procès-verbaux des assemblées générales — accessibles à chaque membre.
Falënderojmë të gjithë sponsorët dhe mbështetësit tanë që e mundësojnë punën e komunitetit.Nous remercions tous nos sponsors et soutiens qui rendent possible le travail de notre communauté.





Jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë me çdo pyetje rreth anëtarësimit, aktiviteteve ose shërbimeve tona.Nous sommes à votre disposition pour toute question concernant l'adhésion, les activités ou nos services.